Ish-kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas deklaratës së Granit Plava, i cili pretendoi se Naim Murseli i kishte thënë se për rastin është në dijeni edhe Pacolli, sa i përket vrasjes makabre të Liridona Ademaj.
Përmes një reagimi publik, Pacolli ka hedhur poshtë çdo lidhje me rastin, duke theksuar se është distancuar prej kohësh nga persona dhe rrugë që nuk e përfaqësojnë.
Ai u shpreh se “njerëzit më të rrezikshëm nuk janë gjithmonë ata që bota i njeh si të këqij”, por shpesh ata që, sipas tij, pasi kanë përfituar ndihmë, kthehen me përgojim dhe pabesi. Pacolli shtoi se individë të tillë harrojnë mbështetjen që kanë marrë dhe përpiqen të shmangin përgjegjësinë duke përmendur emra të tjerë.
Statusi i tij i plot:
