
2
Sonte e 25 -ta natë që në Hajvali, në hallën e Tenisit, te qendra Diamond residence , Fondacioni “Behgjet Pacolli’ ka shtruar iftar falas për qindra qytetarë , agjërues .
Ju kujtojmë se pjesëmarrja është e lirë për të gjithë ( edhe familjarishte) pa asnjë procedure paraprake. Kështu do të vazhdojé deri në ditën e fundit të Ramazanit, thotë Pacolli , i cili njëherit në rrjetin e tij social shpreh edhe kënaqësinë , siç thotë ai , kënaqësi e veçantë të shoh kaq shumë njerëz të bashkuar në frymën e solidaritetit dhe dashurisë.
Postimi i plotë:
Me zemër plot mirënjohje, dua të falënderoj të gjithë ata që iu përgjigjën pozitivisht ftesës së Fondacionit “Behgjet Pacolli”për të ndarë së bashku iftaret e këtij muaji të shenjtë. Është kënaqësi të shoh kaq shumë njerëz të bashkuar në frymën e solidaritetit dhe dashurisë. Sonte ishte iftari i 25-të i shtruar, do të vazhdojm deri diten e fundit.
Zoti na e pranoftë agjërimin dhe lutjet tona! Qoftë një Ramazan i begatë për të gjithë!