Lajme

Pacolli i reagon zëdhënësit të Qeverisë për telefonaten e tij me Radoiçiqin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behxhet Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratës së zëdhënësit të Qeverisë Përparim Kryeziut “se nuk është e vërtetë telefonata e famshme me nënkryetarin e Listës Serbe, në prezencën e kryeministrit”.

Pacolli i ka quajtur të vrazhda deklaratat e zëdhënësit të Qeverisë, derisa i ka kërkuar që t`i pyet presidenten dhe kryeministrin e vendit për telefonatën e siguruar nga ata.

Tutje, Pacolli ka thënë se është absurde që t’a bënte telefonatën pa kërkesën e presidentes dhe kryeministrit, ku ata kanë pasur nevojë.

“Unë nuk kam pasur nevojë për vota, dhe do të ishte absurde që ta bëja këtë telefonatë pa kërkesën e tyre, për te cilët ata kishin nevojë! Ata do t’ju tregojnë gjithashtu për rrethanat e telefonatës, që u bë në praninë e tyre, nga zyra private e Kryetares së atëhershme të Kuvendit, në orët e para të ditës kur ndodhi votimi për Presidenten. Si rezultat i kësaj telefonate, u sigurua prezenca e deputetit Adem Hodža, ne momentin e votimit te presidents. Zbardhja publike e këtij rasti nuk ka të bëjë me ndonjë skenar të caktuar. Dje, u pyeta në mënyrë eksplicite nga gazetari dhe nuk kam mundur të devijoj, të mos them të vërtetën!”, ka reaguar Pacolli në Facebook./teve1.info/