Lajme

Pacolli inspektoi zbatueshmërinë e vendimit për ndalimin e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar “Sharri”

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli vizitoi Bjeshkët e Sharrit, ku u prit nga drejtori i Parkut Kombëtar, Nail Kryeziu.

Gjatë takimit, u diskutuan sfidat dhe vështirësitë në mbrojtjen e mjedisit në këtë zonë të rëndësishme.

Ministrja Pacolli ofroi mbështetje të plotë për forcimin e masave mbrojtëse dhe rritjen e kontrolleve në terren, me qëllim ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të Parkut Kombëtar “Sharri”.

Në vijim të vizitës, Ministrja qëndroi edhe në Drejtorinë e Parkut, ku u njoh nga afër me punën dhe angazhimin e stafit në menaxhimin e kësaj zone të mbrojtur.

Të Ngjashme