Lajme

Pacolli publikon një foto me Thaçin: Drejtësia do të vijë shumë shpejt

Deputeti nga radhët e AKR’së, Behgjet Pacolli, ka publikuar një foto me ish-presidentin Hashim Thaçi.

Pacolli me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se deri më tani s’ka parë ndonjë dëshmi që mund të përdoret kundër Thaçit.

“Për 4 vitet e fundit, i ndaluar në mënyrë të padrejtë! Edhe kjo do të përfundojë shumë shpejt.

Deri më tani nuk kemi parë ndonjë dëshmi që mund të përdoret kundër presidentit Thaçi dhe bashkëkombësve të tij. Drejtësia mund të marrë kohë, por ajo vjen gjithmonë, në këtë rast shumë shpejt!”, përfundon postimi.