Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka udhëtuar drejt Amerikës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një fotografie të postuar në Instagram ku ka bërë të ditur se atje po shkon me ftesë të miqve amerikanë.
“Rrugës për SHBA në prag të zgjedhjeve presidenciale, me ftesë të miqve të mi amerikan”, ka shkruar Pacolli.
Vlen të theksohet se më 5 nëntor mbahen zgjedhjet në SHBA.