Rudy Giuliani ka paraqitur sot kërkesën për falimentim, vetëm disa ditë pasi u urdhërua të paguante 148 milionë dollarë për shkak të një padie për shpifje.
Padia kishte të bënte me deklarata të rreme për punonjësit e zgjedhjeve në shtetin e Xhorxhias lidhur me garën presidenciale të vitit 2020.
Guiliani, i cili njihej si “kryetari i bashkisë së Amerikës” për udhëheqjen e tij të Nju Jorkut pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, përballet borxhe të majme që rrjedhin nga puna e tij në emër të ish-presidentit Trump.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo