ShowBizzz

Pak ditë më parë e hoqi nga Instagram-i, tani Selena Gomez bën veprimin e papritur ndaj Dua Lipa-s

Në një prej momenteve të saj jo të mira gjatë kohëve të fundit, Selena Gomez vendosi të heqë nga Instagram-i i saj motrat Hadid, Zyan Malik, Dua Lipën dhe disa emra të tjerë, teksa asnjëherë nuk u zbulua arsyeja përse e bëri.

Megjithatë, përsa i përket Dua Lipës, tashmë Selena ka bërë një tjetër veprim ndaj këngëtares shqipare, që bie në kundërshtim me heqjen nga Instagram-i dhe sërish ngre pikëpyetje.

Kështu, me anë të një postimi të fundit në Instagram, ajo ka mbështetur punën e Dua-s, me koleksionin e ri në bashkëpunim me Versace.

Teksa shfaqet me një fustan dhe valixhe të zezë, me pika të bardha, që i përkasin këtij koleksioni, shkruan: “Një moment pak Versace/ Dua”.

Ndërsa Dua i ka komentuar në foto: “ëngjëlllllll!!!!”. Donatella Versace po ashtu nuk nguroi në komente duke shtuar: “Ti je mahnitëse“.