
Kanë kaluar pak ditë që nga momenti kur Jonida Vokshi solli në jetë të birin.
Moderatorja së bashku me partnerin zbuluan emrin e veçantë që kishin zgjedhur, Ian, i cili fatmirësisht erdhi në jetë me shëndet të plotë.
Prezencës së Ian në shtëpi duket se nuk i reziston dot familja dhe postimi i fundit i Jonidës e zbulon më së miri.
Krahas një poze së bashku Vokshi shkruan: “Ky djalosh është i parezistueshëm.”
Çifti kanë dhe një vajzë së bashku, Emi, e cila e ka pritur me padurim ardhjen e të vëllait në jetë.