ShowBizzz

Pak ditë pasi njoftoi ndarjen nga i dashuri, Bebe Rexha vjen me poza të reja atraktive

Bebe Rexha është duke mbajtur turneun e saj të koncerteve, “Best F*n Night Of My Life” këto ditë në Evropë.

Pas Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë, ajo ka performuar në Holandë në një koncert gjigant, ku numri i madh i fansave nuk ka munguar.

E teksa ndodhet në Amsterdam, Rexha ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi, ku është dukur mjaft atraktive.

Ajo ka pozuar e veshur me një bluzë të zezë me mëngë të gjata dhe me dekolte të hapur.

Kjo paraqitje e saj vjen pak kohë pasi ajo konfirmoi se i kishte dhënë fund lidhjes së saj me drejtorin e fotografisë, Keyan Safyari.

Ajo qau gjatë koncertit në Londër, teksa po interpretonte këngën e saj “I Am” para turmës së saj, të cilët u treguan mbështetës për të në këtë periudhë të vështirë.