ShowBizzz

Pak orë pasi “Vëllai i madh” bëri “ultimatum”, Ganiu thyen sërish këtë rregull në BBVK

Gani Gërmia, i njohur për veprimet e tij qesharake dhe të papritura, së fundmi ka thyer rregullat e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duke mos marrë seriozisht dënimet e “Vëllait të madh”.

Mbrëmjen e djeshme gjatë prime-t, Ganiut, Bucit dhe Besit, iu ndalua strikt përdorimi i alkoolit për një periudhë tre ditore dhe u vendos që ata të lidheshin me njëri-tjetrin gjatë kësaj kohe si masë ndëshkimore.

Megjithatë, duket se ky paralajmërim nuk i ndaloi ata të vazhdonin me zakonet e tyre.

Një video e postuar në rrjetin social Twitter tregon Ganun duke pirë birrë në mënyrë të fshehtë gjatë darkës së shtruar për banorët pas mbarimit të spektaklit, duke e bërë këtë një thyerje flagrante të rregullave të shtëpisë.

Ky veprim vjen në javën kur tre banorët në fjalë janë të ndëshkuar edhe me nominim dhe njëri prej tyre eliminohet të hënën.



lokimagazine