Robbie Williams është detyruar të lërë në mes një koncert në festivalin veror Pinkpop në Hollandë.
Këngëtari i njohur britanik po performonte të shtunën kur papritur i tha muzikantëve të ndalonin gjithçka: “Ndaloni, ndaloni, jam i mbaruar, nuk vazhdoj dot”.
Ezaurimin e tij ai ia atribuonte shëndetit të dobët dhe pasojave të Covid, nga të cilat duket se nuk e ka marrë veten.
Këngëtari dëgjohej të justifikohej më pas: “Është kjo që quajnë ‘covid i gjatë’, ndoshta nuk është për moshën time, ju ‘legena’”.
Pas një pushimi të vogël për të marrë frymë, Robbie rinis shfaqjen dhe realizoi koncertin deri në fund.
Robbie është sëmurur dy herë me Covid, një herë në prill 2020 në shtëpinë e tij në Los Angeles dhe një herë me pushime në ishullin e Karaibeve St Barts me gruan dhe fëmijët.