Pamela Anderson, Channing Tatum dhe Sandra Hüller pritet të marrin pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin të këtij viti, njoftuan sot organizatorët, vetëm disa ditë para fillimit të evenimentit.
Sean Baker, i cili fitoi çmimin “Oscar” për Filmin më të Mirë në vitin 2025, “Anora”, do të mbajë një fjalim lavdërues për fituesen e “Ariut të Artë”, Michelle Yeoh si protagonoste në “Everything Everywhere All at Once”.
Juliette Binoche, Isabelle Huppert dhe Callum Turner, të cilët mund të shihen së bashku me Anderson në filmin “Rosebush Pruning”, gjithashtu do të marrin pjesë.
Muzikantja britanike Charli xcx, e cila po prezanton filmin “The Moment”, një satirë për biznesin e muzikës, është konfirmuar tashmë në listën e të ftuarve të “Berlinales”.
Aktorja Amanda Seyfried, shkrimtarja Siri Hustvedt – për të cilën është bërë një film dokumentar – dhe aktori Ethan Hawke gjithashtu pritet të marrin pjesë.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit fillon më 12 shkurt. Regjisori Wim Wenders – i njohur për klasikët si “Paris, Texas” dhe “Wings of Desire” – është kryetari i Jurisë Ndërkombëtare të këtij viti.
