Lajme

PAMJE DRAMATIKE nga ngjarja në Pragë, momenti kur policia futet në universitet

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Pragë ku një 24-vjeçar hapi zjarr në korridoret e një univeristeti duke lënë të vdekur 15 persona dhe plagosi 22 të tjerë.

Së fundmi janë publikuar edhe pamjet ku efektivët e policisë futen në ndërtesë dhe shoqërojnë studentët jashtë me duart lart. Autori i kësaj ngjarje të rëndë, David Kozak, hapi zjarr në korridoret dhe klasat e ndërtesës, duke vrarë në mënyr të rastësishme, ndërsa stafi dhe studentët përdorën objekte të ndryshme për të bllokuar hyrjet e klasave.

Pamjet dramatike të publikuara më herët u shpërndanë në mediat sociale ku shiheshin njerëz që qëndronin në një parvaz të dritares, për t’i shpëtuar plumbave, por një vajzë ka rënë nga lartësia duke humbur jetën.

Autori, i cili pasi kreu masakrën i dha fund jetës së tij, për t’i shpëtuar prangave. Ai ishte një student në këtë universitet dhe pa precedent të mëparshëm penal. I riu dyshohet se vrau edhe babain e tij dhe mund të jetë i lidhur me vdekjen e dy personave javën e kaluar.

Pas kësaj ngjarje reagoi edhe presidenti Petr Pravel i cili shprehu trishtimin për këtë ngjarje, teksa tha se njerëz të pafajshëm humbën jetën nga një sulm i tmerrshëm. Republika Çeke shpalli ditën e sotme, të shtunën, ditë zie.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo