Lajme

PAMJE TË FRIKSHME/ Momenti kur kamioni humb kontrollin, hyn në krah të kundërt dhe godet 11 makina (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Veternik të Prishtinës, ku janë përfshirë 11 vetura dhe një kamion, e për pasojë 11 persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona”, ka thënë ajo.

Në media është publikuar edhe momenti i aksidentit, ku kamioni del nga korsia kryesore dhe godet veturat duke shkaktuar një aksident zinxhir.

Gjendja shëndetësore e të plagosurve nuk bëhet e ditur.