Lajme

Pamje të rralla/ Dëbora mbulon shkretëtirën e këtij vendi

Disa zona të Arabisë Saudite, veçanërisht rajoni Al-Jawf, janë goditur nga kushte të ashpra moti, përfshirë reshje të dendura, breshër dhe borë në male. Sipas agjencisë Saudite të Shtypit, reshjet kanë filluar që nga e mërkura e kaluar dhe ditën e djeshme, bora ka mundur të mbulojë zonat malore, duke krijuar një pamje të mrekullueshme dimërore.

Departamenti i Motit të Arabisë Saudite parashikon që shumica e zonave në Al-Jawf do të përballen me stuhi në ditët në vijim, me mundësi për reshje të tjera të dendura dhe breshër. Po ashtu, moti i ftohtë nuk është një fenomen vetëm në Arabinë Saudite; më 14 tetor, Qendra Kombëtare e Meteorologjisë e Emirateve të Bashkuara Arabe lëshoi alarme për reshje dhe breshër të mundshëm në disa zona, si rezultat i sistemit të presionit të ulët atmosferik në Detin Arabik, që po lëviz drejt Omanit.