Bota

Papa Françesku anulon udhëtimin për në Dubai për shkak të gjendjes shëndetësore

Papa Françesku ka anuluar udhëtimin për në Dubai, i planifikuar për në ditët në vijim, me rastin e Konferencës së 28-të të Konventës së Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike.

Udhëtimi është anuluar për shkak të gjendjes shëndetësore, me mjekët që e kanë këshilluar të pushojë, pasi Françesku vuan nga një inflamacion i rrugëve të frymëmarrjes.

“Megjithë përmirësimin e pamjes së përgjithshme klinike të Atit të Shenjtë për shkak të gjendjes gripale dhe inflamacionit të rrugëve të frymëmarrjes, mjekët i kërkuan Papës të hiqte dorë nga udhëtimi. Bergoglio e pranoi kërkesën me keqardhje të madhe”, shpjegoi zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni.



/tiranapost