Bota

Papa Françesku feston sot ditëlindjen e 87-të

Papa Françesku feston sot 87-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë, Papa do të takohet me më shumë se 450 fëmijë dhe familjet e tyre, të cilëve shërbimi i posaçëm vullnetar i Vatikanit u ofron shërbim shëndetësor falas.

Më pas do të shikojë me ta një shfaqje të shkurtër me artistë cirku dhe do të shijojë ëmbëlsirat dhe tortën e ditëlindjes.

Dy orë më vonë, Papa si çdo të diel do të bekojë besimtarët e mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit.



/tiranapost