Bota

Papa Françesku kërkon ndalimin e lindjeve nga nënat surrogate kudo në botë. Po ti çfarë mendon?

Papa Françesku ka bërë thirrje që lindja përmes nënave surrogate të ndalohet në mbarë botën.

Ai e konsideron këtë praktikë “të mjerueshme” dhe shprehet se një fëmijë i palindur ende mund të kthehet në objekt trafikimi në këtë mënyrë.

Papa foli përpara ambasadorëve të 184 vendeve që kanë marrëdhënie diplomatike me Vatikanin dhe tha se zëvendësimi përfaqësonte një shkelje të rëndë të dinjitetit të gruas dhe fëmijës dhe se shfrytëzonte rrethanat financiare të nënave zëvendësuese.

“Një fëmijë është gjithmonë një dhuratë dhe kurrë nuk mund të jetë baza e një kontrate tregtare” tha Papa.

Në vitin 2022, Papa e quajti lindjen përmes nënave surrogate “çnjerëzore”, duke thënë se “gratë e varfra po shfrytëzohen dhe fëmijët po trajtohen si mallra”.

Ligjet për surrogacitetin ndryshojnë në mbarë botën. Në disa vende mund të zgjidhet me dëshirë, në të tjera vetëm për arsye shëndetësore. Në këtë të fundit, një e afërme, mike, familjare mund të dalë vullnetare për të sjellë në jetë fëmijën e të afërmes që nuk mundet.

Shumica e vendeve në Evropë e kanë të ndaluar rreptësisht këtë praktikë.

Po ti çfarë mendon?

Poll



/tiranapost