Bota

Paralajmërimi i Borrell: Lufta në Europë nuk është më një fantazi

Shefi i Politikës së Jashtme të BE, Joseph Borrell, ka paralajmëruar se lufta në Evropë nuk është më një fantazi.

“Evropa duhet të përgatitet për një luftë të mundshme. Një konflikt në shkallë të plotë në kontinent përtej Ukrainës, nuk është më një fantazi”, ka paralajmëruar kryediplomati i BE-së.

Borrell tha se Rusia kërcënon Evropën përmes luftës së saj të vazhdueshme në Ukrainë ashtu edhe sulmeve hibride ndaj vendeve anëtare të BE-së.

“Lufta sigurisht që po afrohet rreth nesh. Një luftë me intensitet të lartë, konvencionale në Evropë nuk është më një fantazi”, tha ai.

Shefi i politikës së jashtme të BE shtoi se Unioni ka nevojë për një mjet të ri financimi ndërqeveritar, i krahasueshëm ky me atë që u krijua gjatë krizës financiare në eurozonë.



/tiranapost