Lajme

Paralajmërohet edhe një largim nga Lëvizja Vetëvendosje

Rrugën e Haki Abazit, Doarsa Kica-Xhelilit, Fatmir Humollit, Eman Rrahmanit dhe Visar Korenicës, mund ta ndjek edhe një tjetër deputete në Vetëvendosje.

Drita Millaku ka konfirmuar se është e pakënaqur me partinë e Kurtit.

Në një prononcim për Indeksonline, Millaku ka lënë të hapur opsionin për largim nga Vetëvendosje.

“Çdo gjë së shpejti do të jetë mediatike. Nuk jam tu u ngut për vendimin. Pakënaqësi ka patur dhe ka prej fillimi mes nesh dhe Vetëvendosjes. Të rejat do t’i merni vesh pas pak ditësh” ka thënë Millaku