Një rast i futjes së substancave të dyshuara narkotike në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar të dielën.
Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës ato ishin sjellë nga një vizitorë ku sasia e dyshuar ishte mbështjellë me qese najloni.
“Sot, rreth orës 12:30, zyrtarët korrektues të Qendrës Korrektuese të Dubravës kanë parandaluar futjen e substancave të dyshuara narkotike brenda institucionit. Gjatë kontrollit të gjësendeve të sjella nga një vizitor, në mënyrë të kamufluar është gjetur një sasi e lëndës së dyshuar narkotike, e mbështjellë me qese najloni, me peshë totale rreth 43 gramë”, thuhet në njoftim.
Vizitori është ndaluar në sallën e vizitave dhe për rastin është njoftuar Policia e Kosovës ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës./teve1.info/
