Djersa është një dukuri normale për të gjithë njerëzit, por për shumë është shumë bezdisëse veçanërisht kur njollat mbeten në rroba.
Në ato momente të gjithë ndihen edhe më në siklet dhe skuqemi kur shohim njollat në veshjen tona.
Megjithatë, ekzistojnë tre mënyra se si mund t’i parandalojmë këto njolla dhe këto janë metodat që duhet të ndiqni;
Vendosni pudër të bebeve
Krejt çka duhet të bëni është të vendosni pudrën e bebeve në zonën ku mund të jenë shfaqur njollat dhe hekuroseni bluzën lehtë.
Pluhuri është një pengesë që parandalon formimin e njollave. Përsëriteni këtë procedurë para çdo veshjeje dhe nuk do të keni njolla.
Vendosni pambuk
Vendosni pambuk në bluzë, në zonën poshtë sqetullave. Ato do ta thithin të gjithë djersën, kështu që formimi i njollave është i pamundur.
Veshja e bluzave të brendshme pambuku
Ju mund të vishni një bluzë të poshtme pambuku nën çdo bluzë, dhe ajo thith në mënyrë të përsosur djersën dhe mbron bluzën nga njollat.