Horoskopi

Parashikim i atrologut Paolo Fox këtë të enjte

Dashi
Në këtë ditë përpiquni të rrethoheni me njerëz që ju duan. Kjo javë nuk ka nisur në mënyrën më të mirë dhe gjithashtu ka pasur disa zënka si në shtëpi ashtu edhe në punë. Mundohuni të rifitoni pak qetësi dhe shmangni reagimet tepër agresive.

Demi
Ditët e fundit ka pasur pak apati në jetën tuaj, por më në fund ka ardhur koha për të rikuperuar pak qetësi. Në punë do të duhet të bëhen zgjedhje të rëndësishme dhe në dashuri ka forcë të madhe.

Binjakët
Është koha për lajme. Ndaj prisni ndryshime si në punë ashtu edhe në jetën private. E vetmja gjë që duhet të keni kujdes sot është përdorimi i fjalëve për të shmangur diskutimet e panevojshme.

Gaforrja
Më në fund rikthehet një moment i madh fuqie dhe fati, por gjithmonë duhet të vendosni të tuajën në të. Kryeni projektet tuaja të punës dhe prisni lindjen e historive të rëndësishme në dashuri.

Luani
Këtë të enjte tregohuni të kujdesshëm për të kontrolluar daljet e parave dhe nervozizmin. Tensioni në ditët e fundit është në rritje, por përpiquni të qëndroni sa më të qetë. Dashuria mund t’ju japë gjithçka që ju nevojitet.

Virgjëresha
Kjo ditë është e bukur, sidomos në orët e para ku do të jeni më të qetë.
Më mirë t’i trajtoni çdo problem lehtë pa i bërë ato shumë të mëdha. Në punë vjen një moment rritjeje dhe në dashuri i vendosni një gur të shkuarës.

Peshorja
Sot jeni pak e lodhur por edhe gati për të përmirësuar gjithçka që nuk ka funksionuar deri më tani në punë dhe në marrëdhëniet ndërpersonale. Takimet e reja janë me fat.

Akrepi
Këtë të enjte do të jeni pak nervoz dhe të kundërt.
Kini durim dhe prisni përpara se të merrni vendime të nxituara. Në dashuri, kushtojini vëmendje fjalëve dhe diskutimeve.

Shigjetari
Kjo ditë ju sheh duke u përballur me disa diskutime familjare, ndaj jini të kujdesshëm. Në punë, nga ana tjetër, gjërat janë më të mira dhe vjen mundësia për t’u rritur dhe për të bërë më shumë. Dashuria? Është një moment paksa i veçantë, por së shpejti do të përmirësohet.

Bricjapi
Nervozizmi i ditëve të fundit më në fund është larguar si dhe gjithë stresi i grumbulluar. Jeta e punës është plot me gjëra për të bërë, por edhe e kënaqshme. Në dashuri ka një ndjenjë të këndshme.

Ujori
Dita e sotme fillon me një hënë disonante ndaj kujdes nga nervozizmi. Në punë ka pavendosmëri dhe tensione të vogla për të mbajtur larg. Në dashuri është më mirë të mos bëni më shumë se një hap.

Peshqit
I bukur ky qiell që ju sheh më të fortë dhe plot energji. Pranojini ftesat sepse ato mund t’ju japin shumë dhe për një herë do të mbanin larg dembelizmin tuaj.