Ditën e mërkurë, më 11 mars, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s.
Ndërsa valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
