Lajme

​Parashikimi i motit

Në Kosovë sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të pakta.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 27 deri në 31 gradë Celsius, transmeton KosovaPress.

Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi nga 1 deri në 4 metra në sekondë.

Sipas IHMK-së, moti i ngrohtë do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, ndërsa ndryshim i kushteve atmosferike pritet të enjten, kur parashikohen reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.

Të Ngjashme