Lajme

Parashikimi i motit 30 janar 2026/ Reshje të lehta dhe vranësira të alternuara

Të premten, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht me vranësira të alternuara, ndërsa nuk do të mungojnë edhe intervale me kthjellime.

Reshjet e shiut pritet të jenë të pranishme që nga orët e para të 24-orëshit deri në mesditë, në pjesën më të madhe të territorit, me intensitet të ulët. Lokalisht, në zonat qendrore dhe perëndimore, reshjet mund të shoqërohen me rrebeshe afatshkurtra dhe stuhi të izoluara. Në Alpe dhe në zonat malore të larta, kryesisht në drejtimin verilindje–juglindje, parashikohen reshje dëbore me intensitet të dobët.

Era do të fryjë nga drejtimi juglindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore do të arrijë deri në 9 m/s.


Deti do të ketë valëzim të lehtë, me forcë 1–2 ballë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!










*KryesoreMotiMoti në Shqipëri

Të Ngjashme