Lajme

Parashikimi i motit, diell dhe temperatura të larta gjatë paradites

Sipas MeteoAlb do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta me origjinë perëndimore duke sjellë në territorin shqiptar, mot të kthjellët dhe temperatura të larta përgjatë gjithë paradites.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë zonën malore dhe pjesërisht, zonën e ulët duke lënë nën ndikimin e motit të kthjellët të gjithë vijën bregdetare.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 6°C vlera më e ulët në zonat verilindore deri në 28°C vlera më e lartë në ultësirën Perëndimore.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi verior, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Orët e paradites në Republikën e Kosovës paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë, ndërsa pas-mesditës priten kalime vranësirash të lehta në të gjithë territorin e Kosovës ku më të theksuara do të jenë në zona Lindore.

Po ashtu; pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante.

Ndërkohë temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit, por do të rriten sërish maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 5 gradë C vlera më e ulët deri në 22 gradë C vlera

maksimale në rang territorit. Era; do të paraqitet e lehtë dhe hera – herës mesatare duke arritur shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi permanent verior.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit edhe në republikën e RMV duke sjellë kthjellime dhe vranësira të pakta ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat kufitare me Bullgarinë.

Orët e pasdites; do të sjellin; vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të RMV, por nuk priten reshje.

Parashikohet që kjo situatë e qëndrueshme atmosferike të na shoqërojë deri mëngjesin e së shtunës.

Përsa i përket: Temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës duke u luhatur nga 5°C minimalja deri në 24°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë 24–orëshit duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor.

Europa

Prezenca e Anticikloni të Azoreve do të diktojë kushte të qëndrueshme atmosferike në pjesën më të madhe të kontinent Europian ku mot të kthjellët dhe temperatura të larta do të përjetojnë; gadishulli i

Ballkanit, brigjet e Egjeut, brigjet e detit të zi si edhe pjesërisht Europa Qendrore ndërsa si pasojë e zhvillimi të një qendre të fuqishme ciklonare në Perëndim – Veriperëndim të Europës do të sjellë në, `Ishujt Britanikë dhe gadishullin Iberik; rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere ku problematike situata

do të jetë në Portugali, Spanjë dhe Britaninë e madhe. Përsa i përket; gadishullit të Skandinavisë do të mbizotërohet nga reshje të dendura dëbore; si pasojë e temperaturave të ulëta.

/abcnews.al/