Lajme

Parashikimi i motit/ Kjo e enjte do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Masat ajrore që qarkullojnë janë të ngrohta e me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të ditës. Vranësirat mesatare kalimtare parashikohet të jenë prezente nga orët e mesditës kryesisht në jug të territorit.

Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në atë jugor e lugina era fiton shpejtësi 12-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë./abcnews.al