Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës, kryesisht në pjesë të Rrafshit të Kosovës.
Ndërsa në orët e mëngjesit lokalisht vranësira të ulëta nëpër lugina dhe ultësira.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 7-28 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 0 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 17°C.
