Lajme

Parashikimi i motit për ditët në vijim

Shpërndarja e vranësirave gjatë natës, hap qiellin për më shumë kthjellime, por dhe një rënie të temperaturave, që zbresin deri në -6C e -4C.

Ditën e mërkurë do të mbretëroj mot stabil me kthjellime e diell. Erërat vazhdojnë të frynë nga veriu e verilindja, por se me intensitet të lehtë dhe mesatarë 2-6m/s. Temperaturat maksimale gradualisht në rritje, deri në 8C e 10C.

Mot stabil po parashihet ditëve të ardhshme, me kthjellime e diell. Temperaturat po shënojnë rritje, deri në 16C e 17C, gjatë fundjave 18C e 20C. Minimalet gjithashtu në rritje, nga -2C deri në 4C. Përgjatë fundjave kalojnë më shumë vranësira, që mund të shfaqin kushte edhe për reshje lokale shiu. Nga dita e premte fillojnë të frynë erëra jugore e jugperëndimore të lehta dhe mesatare 3-8m/s.

TS Poll - Loading poll ...