Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-3m/s.
Ndërsa, të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të pakta parashihen në relievin malor.
“Në këtë ditë të fundit të stinës së verës ,temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-2m/s.