Lajme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme në Kosovë paralajmëron mot kryesisht të vranët, me intervale të shkurtra me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se në orët e mëngjesit do të ketë ngrica dhe, në disa zona, edhe mjegull, ndaj u bëhet thirrje pjesëmarrësve në trafik të tregojnë kujdes të shtuar.

Moneytizer Paragrafi 2

Sipas Institutit, gjatë javës temperaturat do të mbeten të ulëta, sidomos në mëngjes dhe në mbrëmje. Të hënën, temperaturat minimale do të lëvizin nga -9 deri në -7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga -1 deri në 3 gradë. Edhe të martën parashihen temperatura minimale prej -9 deri -7 gradë, ndërsa maksimalet nga 1 deri në 5 gradë Celsius.

Të mërkurën, temperaturat minimale do të jenë nga -8 deri në -5 gradë, ndërsa ato maksimale nga 1 deri në 4 gradë Celsius. Ndërkohë, të enjten priten vende-vende riga shiu, kurse në zonat malore edhe fjolla bore. Temperaturat minimale atë ditë do të shënojnë nga -3 deri në -1 gradë, ndërsa maksimalet nga 3 deri në 5 gradë Celsius.

Moneytizer Paragrafi 4

Sipas parashikimit, të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 3 deri në 7 gradë.