Lajme

Parashikimi i motit/ Rriten temperaturat, vlerat maksimale arrijnë në 19°C

Sipas MeteoAlb, në pjesën e parë të ditës; vendi ynë do të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime në pothuajse të gjithë territorin, ku më të dukshme kthjellimet paraqiten përgjatë vijës bregdetare.

Parashikohet që pas mesdite të ketë shfaqje të vranësirave të përkohshme në zonat malore dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët, por nuk priten reshje.

Ndërsa qytetet përgjatë vijës bregdetare do të mbeten nën mbizotërimin e motit të kthjellët gjatë gjithë 24-orëshit.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga -1°C më e ulëta deri në 19°C më e larta në rang vendi.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h me drejtim, kryesisht nga Veriu duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.