Lajme

Parashikimi i motit, si do të jenë temperaturat sot

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë deri pas mesdite kur priten kalime vranësirash nëpër territor, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore Lindore megjithatë nuk priten reshje në territor. Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 10°C vlera minimale deri në 37°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës në territorin e Kosovës do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të motit të kthjellët ndërsa orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat jugore dhe jugperëndimore, por sërisht nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 11°C vlera minimale deri në 30°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare por herë pas here e fortë me shpejtësi deri në 50 km/h nga drejtimi kryesisht verior.

Maqedonia e Veriut

Gjatë ditës së martë, Republika e MV do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të territorit; kjo situate meteorologjike do të vijojë deri vonë pasdites, ku pritet shtim i vranësirave në zonat përgjatë shtrirjes Lindore duke rrezikuar momente me pika shiu. Po ashtu lagështira në ajër do të rritet ndjeshëm. Për sa i përket temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 12°C vlera minimale deri në 34°C maksimalja në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi permanent verior.

Europa

Do të vijojë pjesa më e madhe e kontinentit Europian nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, ku konkretisht me kthjellime dhe temperatura të larta do të paraqiten Europa Jugperëndimore, gadishulli i Ballkanit, Brigjet e detit të zi si edhe gadishulli Peloponez ndërsa si pasojë e zhvillimit të dy qëndrave të presionit të ulët atmosferik, Përkatësisht; njëra në veri të Europës dhe tjetra në Lindje të saj do të sjellin në; gadishulli Skandinav si edhe vendet e Europës Lindore rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi ere.