Lajme

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Sipas MeteoAlb orët e paradites mbeten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë territorin e vendit, por orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin ku më të dukshme vranësirat paraqiten në  zonat malore.

Po ashtu; do të ketë shtim të lagështirës në ajër në shumë qytete të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit, por mesdita do të mbetet me vlera konstante duke u luhatur nga 13°C vlera më e ulët deri në 35°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Orët e paradites do të paraqiten më kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare, por pas-mesditës pritet zhvillim i vranësirave konvektive në skajin Verior dhe veriperëndimor. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë Republikën e Kosovës.

Përsa i përket temperaturave të ajrit; do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por vijojnë njësoj ato maksimale duke u luhatur nga 14°C vlera më e ulët deri në 33°C vlera më e lartë në rang territori.

Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Do të vijojnë kthjellimet, në pjesën më të madhe të republikës së RMV; ku temperatura mjaft të larta priten në zonat veriore dhe veriperëndimore të territorit të RMV. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë prezencë të vranësirave në të gjithë RMV, por më të theksuara në zonat perëndimore dhe veriperëndimore të RMV megjithatë nuk priten reshje.

Parashikohet që edhe lagështira në ajër të jetë mjaft e lartë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale, por nuk do të ndryshojnë maksimumet duke u luhatur nga 14°C vlera më e ulët deri në 35°C vlera më e lartë në rang territori. Ndërkohë; parametri i Erës do të paraqitet mesatare dhe herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.

Europa

Do të vijojnë; shirat me intensitet të lartë si edhe mini- stuhi ere në; brigjet e Italisë dhe pjesën veri- veriperëndimore të Ballkanit; si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme ciklonare prej disa ditësh në këto rajon. Po ashtu; moti i paqëndrueshëm do të dominojë në; Europën veriore dhe ishujt Britanikë duke sjellë reshje të dendura shiu dhe stuhi breshëri, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit

Europian do të paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta.

/abcnews.al/