Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura të cilat do të jenë më të theksuara në zonën e veriut dhe relievet malore në lindje.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje të territorit.
Më pas ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore, hera-herës era pritet të arrijë shpejtësi deri 16 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 3-4 ballë.
