Lajme

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

SHQIPËRI- Ditën e Hënë vendi ynë parashikohet të ketë mot relativisht të paqëndrueshëm. Moti parashikohet me vranësira e intervale kthjellimesh.

Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, afatshkurtra dhe intensitet të ulët nga orët e mesditës deri ato të pasdites në malësitë e zonës së qendrës dhe jug-juglindje.
Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve të shiut.

Mjegull e dendur lokale / mjegullinë në zonat luginore në orët mëngjesit deri në mesditë.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – lindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 14 m/s.
Valëzim në det të forcës 2-3 ballë/abcnews.al

Të Ngjashme