Lajme

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Qarkullimi i masave ajrore me origjinë veriore do të kushtëzojë kushtet atmosferike në vendin tonë, duke sjellë mot relativisht të kthjellët, por të ftohtë gjatë orëve të paraditës.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira të herëpashershme në bregdet dhe zonat e ulëta, por vranësira disi më të dukshme priten në zonat malore gjatë kufirit lindor dhe në veri të Shqipërisë. Kjo do të bëjë që gjatë orëve të vona të natës të ketë reshje shiu dhe rishfaqje të dëborës në majat e maleve.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në orët e para të mëngjesit, por do të mbeten konstante në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 6 °C, temperatura më e ulët e shënuar në Bulqizë, deri në 25 °C, që pritet si vlerë maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mbi mesatare, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3-4 ballë.

Të Ngjashme