Lajme

Parashikimi i motit/ Si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

Gjatë ditës së sotme, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime të alternuara me vranësira mesatare, të cilat herë pas here do të bëhen më të dendura, kryesisht në zonat veriore dhe në relievet malore të lindjes.

Në orët e mesditës dhe pasdites priten reshje të dobëta dhe të izoluara shiu, veçanërisht në zonat malore lindore. Më pas, reshjet do të ndërpriten në të gjithë territorin.

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me një shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare mund të arrijë herë pas here deri në 16 m/s.

Në Detin Adriatik dhe Jon, valëzimi i detit parashikohet të jetë i moderuar, me forcë 3 deri në 4 ballë.

Të Ngjashme