Këtë të diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara në relievet malore në lindje. Në relievet malore reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta dhe lokalisht në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në relievet kodrinore të vendit në orët e mëngjesit dhe mesditë shi i dobët afatshkurtër dhe lokal. Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë./abcnews.al