
Nata e tretë e Fest ’63, e cila ishte ‘Nata e Nostalgjisë’ u përshëndet nga këngetarja e aq munguar në skenat tona Parashqevi Simaku, e cila ka fituar 2 çmime të para ndër vite.
“Përshëndes Festivalin e 63-të të Këngës në Radio Televizion. Do të doja të isha aty. Herën e fundit që kam qenë aty këndova një këngë të bukur në vitin 1999, që quhet “Dëgjoma këngën”. Një puthje për të gjithë ju, konkurrentët e Festivalit të 63-të.’, tha Simaku.
Në natën finale kaluan 15 këngëtarë, mes tyre kënga fituese do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në Eurovizion në vitin 2025.