ShowBizzz

Paris Hilton flet për Rita Orën dhe Bebe Rexhën! Aktorja përshëndet shqiptarët

Aktorja dhe sipërmarrësja e njohur Paris Hilton ka ndarë publikisht vlerësimin e saj për dy emra shqiptarë që kanë bërë karrierë ndërkombëtare, Rita Ora dhe Bebe Rexha. Në një intervistë të drejtuar edhe për publikun shqiptar, Hilton i përshkroi dy këngëtaret si artiste shumë të talentuara dhe njerëz me zemër të madhe, duke theksuar se mes tyre ekziston një miqësi e afërt.

Sipas saj, sa herë që kalojnë kohë bashkë, atmosfera është e ngrohtë dhe pozitive, ndërsa ajo i cilësoi Ritën dhe Bebën si “të vërteta” dhe “të bukura brenda dhe jashtë”, duke nënvizuar se e çmon jo vetëm suksesin e tyre artistik, por edhe karakterin.

Hilton shkoi edhe më tej, duke thënë se i konsideron si motra dhe se ndihet krenare për arritjet e tyre. Ajo vuri në dukje se të dyja, sipas saj, shkëlqejnë gjithmonë dhe kanë një energji që e bën të ndihet mirë sa herë janë së bashku.

Në të njëjtën bisedë, Paris Hilton zbuloi se pritet t’i takojë së shpejti Rita Orën dhe Bebe Rexhën në një event privat, duke shtuar se mezi pret të kalojë kohë me to. Në fund, ajo i dërgoi një përshëndetje të veçantë publikut shqiptar dhe foli shkurt edhe për planet e saj artistike, duke përmendur projektin e saj të ri “Infinite Icon: A Visual Memoir”, si edhe dëshirën për t’u rikthyer dhe për të takuar publikun në të ardhmen.

“I dua shumë Ritën dhe Beben. Janë vajza të jashtëzakonshme, shumë të talentuara, me zemër të madhe. Sa herë që jemi bashkë, kalojmë për mrekulli. Janë të vërteta, shumë të mira me zemër të madhe, të bukura brenda dhe jashtë. I dua si motra dhe jemi shumë të afërta dhe vërtet i dua dhe jam shumë krenare për të dyja, mendoj se janë të dyja artiste të jashtëzakonshme, kanë zemër shumë të madhe, gjithmonë shkëlqejnë. Janë si motra për mua dhe jam shumë krenare për to. Dua të përshëndes gjithë Shqipërinë. Ju dërgoj gjithë dashurinë time dhe mezi pres të shihni filmin tim të ri ‘Infinite Icon: A Visual Memoir’. Ju dërgoj shumë dashuri dhe shpresoj t’ju shoh vitin e ardhshëm në koncert.”

Të Ngjashme