Këngëtarja e muzikës popullore, Paro, ishte dje e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, të moderuar nga Bieta Sulo, ku ndër të tjera foli edhe për kompozitorin Adi Hila.
Pas pyetjes së moderatores për vlerësimin e saj ndaj Hilës, me të cilin ka bashkëpunuar në disa projekte muzikore, Paro tregoi përvojën personale dhe marrëdhënien e respektit që kishte me të.
Të lidhura
None found
Ajo u shpreh se nuk ishte e autorizuar të jepte një koment në emër të të tjerëve, por theksoi se, në raportin e saj me kompozitorin, ai e kishte respektuar dhe ajo e kishte vlerësuar jashtëzakonisht shumë. Paro kujtoi gjithashtu se Adi Hila i kishte thënë dikur se ishte nip në fshatin e saj. Kur ajo shkoi atje, i bëri me shaka një batutë për t’i sjellë dy apo tre gurë nga fshati, pasi gjyshja e tij ishte nga ajo zonë.
Paro përmendi edhe disa prej këngëve ku ka punuar me të, mes tyre “Erdhi halla në gosti”, një këngë të realizuar me Silvën, si dhe një tjetër krijim, ndërsa sqaroi se orkestrimin e tyre e kishte bërë Adi Hila. Në përfundim, ajo nënvizoi se secili duhet të përgjigjet për veten.
