Lajme

Partia Demokratike drejt bashkimit? Zbardhet takimi informal i aleatëve të opozitës

Përfaqësuesit nga dy grupimet e Partisë Demokratike edhe nga Partia e Lirisë kanë zhvilluar një takim informal para disa ditësh për të diskutuar bashkimin e opozitës në një koalicion të vetëm.

Në mbledhjen informale është diskutuar për mundësinë që dy grupimet e PD-së të bashkohen në një, në mënyrë që opozita të fuqizohet.

Mësohet se në takim morën pjesë kryetari i grupit të PD-së Gazment Bardhi , Flamur Noka nga ana e grupimit të Sali Berishës dhe Petrit Vasili nga Partia e Lirisë.

Gazetari Osman Stafa bën me dije se aleatët i kanë kërkuar Nokës dhe Bardhit bashkimin e PD në një logo të vetme, por krahu i Sali Berishës është kundër bashkimit me Lulzim Bashën. “Nuk bashkohemi me ata që nuk kanë bërë opozita” mësohet se ka thënë Flamur Noka.

Diskutimet për bashkim të PD-së po bëhen në njëkohë kur ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie lidhur me privatizimin e kompleksit “Partizani”.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo