Lajme

Partia e Rashiq: Shënuam rritje pavarësisht kërcënimeve e shantazheve

Partia “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë” e Nenad Rashiq thotë se ka shënuar rritje të votës pavarësisht shantazheve e kërcënimeve.

Kjo parti sipas rezultateve preliminare mori  5,285 vota, që aktualisht i siguron një ulëse në Kuvendin e Kosovës

Ky rezultat ka një peshë të veçantë sepse pas secilës prej këtyre votave qëndron guximi i njerëzve që zgjodhën të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre, dhe jo sipas urdhrave të dikujt tjetër. Në një atmosferë ku frika dhe presioni shpesh kanë qenë më të forta se parimet demokratike, 5,285 qytetarë dërguan një mesazh të qartë se vullneti i lirë nuk mund të blihet, shantazhohet apo shuhet. Veçanërisht theksojmë se ky numër nuk është përfundimtar dhe se presim rritje të mëtejshme pas numërimit të votave me kusht.Ky nuk është vetëm një rezultat zgjedhor. Ky është dëshmi se mes popullit tonë ka njerëz që besojnë se politika duhet t’u shërbejë qytetarëve, e jo që qytetarët t’i shërbejnë politikës. Këta janë njerëzit që refuzuan të heshtin, të shantazhohen apo të heqin dorë nga e drejta e tyre për të vendosur vetë për të ardhmen e tyre”, thuhet nga kjo parti, e cila ka falënderuar qytetarët për mbështetjen

“Jemi veçanërisht të inkurajuar nga fakti se nga një cikël zgjedhor në tjetrin shohim një rritje të vazhdueshme të mbështetjes së qytetarëve. Kjo rritje nuk është rezultat i fushatave të mëdha apo fuqisë politike, por i punës së vazhdueshme në terren, i bisedave të hapura me njerëzit dhe i besimit që kemi ndërtuar së bashku prej vitesh. Si parti politike, në tre proceset e fundit zgjedhore kemi parë një vazhdimësi rritjeje prej 15 deri në 20 për qind në çdo zgjedhje, gjë që konfirmon më tej se qytetarët e njohin punën, qëndrueshmërinë dhe përgjegjësinë tonë. Prandaj këtë rezultat nuk e shohim si një qëllim, por si një konfirmim se jemi në rrugën e duhur”, thuhet ndër të tjera./teve1.info/

 

 

Të Ngjashme