Partitë mbyllëm diskutimet duke fajësuar njëra- tjetrën për presidentin, vendi drejt zgjedhjeve
Vendi drejt zgjedhjeve të reja, pse PDK e LDK nuk pranuan ofertat
Tetë ditë para afatit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit, partitë politike kanë përfunduar pa marrëveshje diskutimet për zgjedhjen e presidentit.
Në këtë situatë vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike të hënën njoftuan si kanë përmbyllur bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje të drejtuar nga Albin Kurti,njëherit kryeministër i vendit.
Kurti i bëri ofertë për bashkëqeverisje LDK-së duke i ofruar postin e kryetarit të Kuvendit dhe zëvendëskryeministrin e parë dhe katër ministri, por që u refuzuan nga LDK.
Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku pas takimit me Kurtin tha se presidenti i vendit s’duhet të jetë zgjatim i Qeverisë.
Por, kreu i LVV-së Albin Kurti tha se Abdixhikut i ka propozuar edhe postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Një ofertë të tillë Kurti ia bëri edhe PDK-së. Këtë e bëri të ditur kryetari i kësaj partie Bedri Hamza , pas mbledhjes së Këshillit Drejtues.
Edhe ai tha se kanë refuzuar një ofertë të tillë dhe se kanë përmbyllë ciklin e bisedimeve për presidentin./teve1.info/
