LifeStyle

Partneri i Loredanës bën gjestin më të ëmbël për shqiptarët – po mëson të luajë çifteli!

Ylli i Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi, i cili është gjithashtu partneri i rep-artistes shqiptare Loredana, duket se po afrohet gjithnjë e më shumë me kulturën shqiptare.

Së fundmi, ai është shfaqur me një çifteli në duar, sipas pamjeve të publikuara nga vetë Loredana në rrjetet sociale. Në një tjetër postim, futbollisti shihet teksa përpiqet të mësojë të luajë instrumentin tradicional shqiptar, duke treguar interes dhe përkushtim ndaj muzikës folklorike.

Image

Kjo nuk është hera e parë që Adeyemi shpreh respekt për kulturën shqiptare. Vitin e kaluar, ai vizitoi Kosovën, ku ndaloi edhe te memoriali i UÇK-së në Shtërpcë. Gjatë qëndrimit të tij, ai realizoi edhe simbolin e shqiponjës me duar, një gjest që u interpretua si shenjë dashurie dhe respekti ndaj shqiptarëve.

Veprimet e tij kanë marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke u komentuar pozitivisht nga fansat shqiptarë.

Të Ngjashme