A ju ka ndodhur të jeni duke folur me partnerin, ndërsa ai ose ajo është i zhytur në telefon dhe mezi ju kushton vëmendje? Kjo sjellje tashmë ka edhe një emër: “tradhti e vëmendjes” (attention infidelity). Termi i ri po përdoret për të përshkruar një fenomen gjithnjë e më të zakonshëm në marrëdhëniet moderne. Shprehja u soll në vëmendje nga The New York Times dhe lidhet me studiuesin e opinionit publik Daniel Cox, i cili e përdor konceptin në një libër të ri që trajton atë që ai e konsideron si “krizën e lidhjes njerëzore”.
Partneri juaj merret me telefonin kur flisni? Ja çfarë është “tradhtia e vëmendjes”
