ShowBizzz

Pas 14 vitesh lidhje nuk janë bërë ende prindër, bashkëshortja e Elvis Pupës zbulon arsyen e këtij vendimi

Partnerja e aktorit shumë të dashur të humorit, Elvis Pupa, Belina, ka qenë e ftuar së fundmi në podkastin “Zë me Mirën”.

Gjatë intervistës ajo ka zbuluar për publikun shumë të pathëna më parë lidhur me marrëdhënien dhe jetën e tyre në Australi.

Edhe pse çifti i njohur kanë prej 14 vitesh së bashku ata nuk kanë ende një fëmijë.

TS Poll - Loading poll ...

Lidhur me këtë çështje, Belina Pupa është shprehur se nuk ka ardhur akoma momenti i duhur, madje ajo ka zbuluar se nuk ka asnjë problem që i pengon ata.

Neve nuk na erdhi ndjesia e prindërimit. Jemi shumë të shëndetshëm, thjesht nuk ka ndodhur ende, mund të vijë nesër, mund të vijë pasnesër.
Ama unë besoj se çdo njeri ka rrugën e vet. Jam këtu jam për të bërë rrugëtimin tim. Fëmija është bekim.
Arsyeja e vetme që dua të kem një fëmijë është se dua të di çfarë krijimi mundemi të bëjmë ne. Por, për momentin nuk ndihem sikur më mungon diçka”, u shpreh Belina.

Ajo shtoi ndër të tjera që aktori asnjëherë nuk e ka pyetur se pse nuk po ndodh, por ka zgjedhur ta kuptojë dhe tha se janë shumë të plotësuar dhe të lumtur me njëri-tjetrin.